Përfaqësuesi i Universitetit të Georgetown-it, Yahya Hendi, së bashku me grupin e femrave që studiojnë në fakultetin islamik, diskutuan për praktikimin e barazisë gjinore në Islam.
Përgjatë takimit ku prezent ishin qindra imamë, Hendi proklamoi mesazhe të fesë islame mbi paqen dhe tolerancën, duke e kundërshtuar ekstremizmin dhe dhunën, raporton Indeksonline.
Hendi iu drejtua të pranishmëve në Medresenë Alauddin dhe në Xhaminë e madhe në Prishtinë dhe Gjilan.
Ai poashtu mbajti fjalime në Kaçanik dhe Ferizaj, ku edhe takoi myftiun Naim Tërrnava. /Indeksonline/