Në fjalën e tij Yıldırım ka vënë në dukje se “sistemi i ri do të sjellë fundin dhe do të eliminojë terrorizmin
Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım lidhur me ndryshimet sot në Ankara deklaroi se: “Ky ndryshim është një mundësi historike për vendin tonë. Në saj të një qeverie të fortë, periudha e drejtimit nga konjukturat, apo periudhat e grusht shteteve do t’i përkasin historisë. Shpresojmë që të mos vijnë më në rendin e këtij vendi”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım sot në pallatin e sporteve Arena në Ankara i është drejtuar me një fjalim anëtarëve partiakë në një takim prezantues të fushatës për referndumin popullor për sisitemin qeverisës presidencial.
Në fjalën e tij Yıldırım ka vënë në dukje se “sistemi i ri do të sjellë fundin dhe do të eliminojë terrorizmin. Mos kujtoni se PKK, DEASH, FETO kryejnë fushatë për ‘jo‘. Ato po bëjnë të pamundurën që rezultati të dalë ‘jo‘. Kjo e ka një anë të kuptueshme sepse ky ndryshim i eliminon ato, i pret damarët e tyre jetësorë. Çfarë do që të bëjnë ato do të zhduken”.
“Ky ndryshim është një mundësi historike për vendin tonë. Në saj të një qeverie të fortë, periudha e drejtimit nga konjukturat, apo periudhat e grusht shteteve do t’i përkasin historisë. Shpresojmë që të mos vijnë më në rendin e këtij vendi. Ashkush nuk do të ketë mundësinë të ndryshojë vendimin dhe ato që populli ka zgjedhur. Pra, me sistemin ekonomia do të jetë më e fortë dhe do të përparojë në një bazë më të fortë dhe më të shëndetshme. Në saj të stabilitetit do të rriten investimet, prodhimet dhe do të sigurohen vende të reja për punësim”, ka deklaruar kryeministri i Turqisë, Yıldırım.
Ndër të tjera Yıldırım në lidhje me ndryshimin kushtetuese tha se “Me këtë ndryshim ofrohet mundësia, hapet rruga për 7.5 milionë të rinj që të hyjnë në politikë. Për ata që shprehen se ‘të rinjtë e këtij vendi nuk insteresohen me politikën‘ në ditën e 15 korrikut ju duke qëndruar përballë tankeve, topave dhe plumbave i keni treguar të gjithë botës se sa e mbrojnë të rinjtë e këtij vendi atdheun, popullin dhe flamurin e tyre. Dëshiroj të shprehem nga këtu se ajo që kemi bërë ne duke ulur moshën e zgjedhjes në 18 vjeç nuk është ndonjë punë më e madhe se ajo që ju treguat”.