“Fatkeqësisht Forcat tona të Armatosura padrejtësisht kanë patur një humbje të reputacionit pas tentativës së ulët për grusht shteti të përjetuar në natën e 15 korrikut”
Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e lëshimit në ujë të një anijeje në rajonin Tuzla të Stambollit, si pjesë e industrisë së ndërtimit të anijeve, se Turqia po vazhdon me vendosmëri luftën e saj brenda vendit kundër terrorizmit të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij Kryeministri Yıldırım është shprehur më tej se “Fatkeqësisht Forcat tona të Armatosura padrejtësisht kanë patur një humbje të reputacionit pas tentativës së ulët për grusht shteti të përjetuar në natën e 15 korrikut. Shkaktarët janë anëtarët me duar të përgjakura të FETÖ-s të kamufluar nën veshjen ushtarake. Populli ynë është largpamës, me sens të përbashkët dhe në një kohë të shkurtër ka bërë dallimin nga njëri-tjetri mes elementëve terroristë dhe ushtarëve tanë atdhedashës që mbrojnë popullin, atdheun dhe flamurin duke i dhënë një mësim të mirë njerëzve të ulët si ato.”
” Turqia po vazhdon me vendosmëri luftën e saj brenda vendit kundër terrorizmit të PKK-së, ndërsa jashtë me elementët e DAESH-i, YPG-së dhe PYD-së. Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’, operacionet që vazhdojnë në lindje dhe juglindje të vendit dhe aktivitetet në Irakun e Veriut kanë një qëllim dhe një qëllim të vetëm, të shpëtojmë vendin tonë nga problemi i terrorizmit dhe të eliminojmë reflektimin në vendin tonë të sulmeve terroriste nga vendet fqinje. Ne do të vazhdojmë punimet tona me vendosmëri pa dëgjuar fjalët që fliten majtas djathtas të cilat nuk janë aspak të rëndësishme për ne. Thelbësore është siguria, uniteti i Turqisë, qetësia dhe paqja e popullit”, ka shtuar kryeministri turk.
Ai ka vazhduar fjalën e tij duke theksuar se “Turqia përtej të qenit e vetëmjaftueshme në ndërtimin e anijeve, ajo ka një potencial për eksportin e të gjitha llojeve të anijeve në të gjithë botën. Nuk jemi mjaftuar vetëm me kaq, por po rritim me shpejtësi edhe normat për prodhimin vendas. Në industrinë e mbrojtjes rritja nga 20 për qind në normën e 60 për qind për prodhim vendas tregon mënyrën më të qartë të mundësisë dhe aftësisë së vendit tonë në këtë çështje.”
Duke folur për arritjet e Turqisë në sektorin detar, Yıldırım tha se “Mbështetjet, kontributet që shteti ynë ka bërë në sektorin detar për 14 vite me radhë kanë mundësuar që vendi të meritojë titullin vendi i madh detar i 14-ti në botë. Turqia ndodhet në vendin e 14-të në mesin e 30 vendeve që kontrollojnë 85 për qind, që kontrollojnë sot tregtinë botërore detare. Kjo është një sukses i rëndësishëm, por nuk është i mjaftueshëm.