Arrestohet në Kosovë Idajet Beqiri, kryetari Partisë së Unitetit Kombëtar

Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Vermicës, duke hyrë në shtetin kosovar.

61-vjeçari ka qenë sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare dhe mendohet se ka vepruar në Belgjikë, ku nga qyteti i Namurit ka lëshuar thirrje që sipas autoriteteve belge nxisnin thirrje ekstremiste ndëretnike. Të tjera burime të besueshme policore bëjnë të ditur se Beqiri e ka pritur i habitur ndalimin në pikën e kalimit kufitar, i cili fillimisht ka ngjasuar me një kontroll në rutinë, e më pas ka përfunduar me prangosjen e tij.

9 vite më parë, Idajet Beqiri u arrestua nga policia gjermane me të njëjtën akuzë. Nga hetimet e kryera nga drejtësia belge rezulton se kryetari i Unitetit Kombëtar nëpërmjet mjeteve të ndryshme informuese dhe veprimeve te tij, ka nxitur urrejtje ndërmjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas në Maqedoni. Së bashku me Gafur Adilin dhe Taip Mustafain. Idajet Beqiri u gjykua dhe nga drejtësia shqiptare vite më parë. /E.L/kohaislame

Artikulli paraprakLajcak dëshpëron Serbinë me ‘kushtet’ për Kosovën
Artikulli vijuesSë paku 70 viktima në Siri