Ymeri: Fituam dinjitetshëm, pushteti u dorëzua

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në tubimin mobilizues të kësaj Lëvizje, ka thënë se “regjimi po mban në burg aktivistët tanë, sepse po mendojnë se me mbrojt shtetin janë terroristë”.

Sipas Ymerit rezistenca e VV-së mbartej me nënshkrimin dhe zërin e qytetarëve, raporton “Zeri.

“Rezistenca e VV-së mbartej me nënshkrimin e qytetarëve, në zërin e qytetarëve, në këmbëngulësin e deputetëve e kështu janë për tu falënderuar të gjithë. Por mos të harrojmë se kjo rezistence do të ishte e pamundshme pa punën e juaj. Ju të gjithë jeni meritorët që ia pamundësuar regjimit këto marrëveshje ani pse na arrestuar e maltretuar e kështu duke na quajtur edhe terroristë”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu Ymeri tha se “regjimi”, sic e ka quajtur ai qeverisjen e vendit, po synon që ta spastrojë vendin nga shqiptarët.

“Regjimi po mban në burg aktivistë tanë sepse po mendojnë se me mbrojt shtetin janë terrorist. Ky regjim dëboi nga Kosova aktivistë tanë sepse po donë me bo spastrimin. Krejt këto sepse ne nuk u dorëzuam kurrë por e bëmë ne atë të dorëzohet si më 1 shtator”, deklaroi Ymeri./Zeri/.

Artikulli paraprakKOSOVA NUK PËRFITON SHUMË NGA BASHKËPUNIMI RAJONAL
Artikulli vijuesQeveria kërkon kohë t’i bindë kundërshtarët e Demarkacionit