Ymeri-Haradinajt: Ku je strukur?

Për vendimet që sot gjykata ka lëshuar kundër Albin Kurtit, Donika Kadajt dhe Albulena Haxhiut ka shkruar edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Me anë të një postimi në Facebook Ymeri ka shtruar një pyetje për kryeministrin Haradinaj se ku është future dhe nuk flet për këto që kanë ndodhur.

Postimi i Ymerit:

Politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta jonë u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme. Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës.

Këto fletarreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën.

Të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë.

Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën.

Artikulli paraprakPajisjet Android spiunojnë përdoruesit
Artikulli vijuesAksion i studentëve te kisha ilegale në kampusin e UP-së, pengohen nga Policia