Zaev: Ja si do të del e vërteta për Monstra

Portali maqedonas “Dokaz” ka sjellë një sqarim më të detajuar të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev lidhur me rastin “Monstra” dhe për mospublikimin e “bombave” të përgjimeve lidhur me këtë rast. Sipas këtij portali, Zaev në fillim të publikimit të materialeve të përgjimeve premtoi se do të zbardh rastin, por më vonë doli se kjo nuk do të ishte në interes të frymës multietnike dhe paqes në shtet. Por ai ka sqaruar se do të zbardhet ky rast dhe e vërteta do të dal në shesh, që kur gjithë dosja ka shkuar në Prokurorinë Speciale.

Ja se si Zaevi thotë se do të dal e vërteta për “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që ndodhi në prill të vitit 2012.

“Si qytetar edhe unë dëshiroja që të publikohen, por si lider i opozitës patjetër duhej të kisha kujdes. Vlerësimet ishin se mund të rrënohej uniteti që krijuam si etnitete të ndryshme në Maqedoni, dhe që më pas me publikimin nuk do të arrinim efektin që do ta dëshironim.  Edhe pse publikam rastin me Lube Boshkovskin, ai nuk u lirua nga burgu. Edhe nëse do ta bënim këtë edhe për të dënuarit e Liqenit të Smilkovcës, ata nuk do të liroheshin nga burgu. Gjithsesi me këtë ne vendosëm që të ruajmë unitetit. Tanimë me formimin e Prokurorisë Speciale, u hap edhe ky proces. Në periudhën që vjen do të ketë hapa serioz për të vërtetën dhe drejtësinë që do të dal në shesh për këtë ras. Shpresoj që drejtësinë do ta pres çdokush. Nëse dikush është i pafajshëm dhe rri në burg do të pres drejtësinë”, thekson Zaev, duke shtuar se pret finalizim të këtij rasti, për shkak se çdo qytetarë në Maqedoni do ta mirëpres drejtësinë.

Artikulli paraprakLëvizja Besa: BDI me “merita të veçanta” për përkeqësimin e lirisë së shprehjes
Artikulli vijuesLajm: Dy video apelet për protestën e 9 Majit që po “ndezin” internetin shqiptar