Pentagoni: DEASH i ka ditët e numëruara në Mosul

1 Min Read

Ditët e tyre, veçanërisht në Mosul janë të numëruara dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Ushtarë të aftë kanë rrethuar DEASH-in nga të gjitha anët në Mosul, deklaroi Pentagoni, në kohën kur forcat irakiane vazhdojnë fushatën për rimarrje të kontrollit mbi qytetin i cili mbahet në kontroll të grupit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ditët e tyre, veçanërisht në Mosul janë të numëruara dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në 24 orët e fundit ka kryer shtatë sulme ajrore për të ndihmuar forcat lokale, ka thënë Davis.

TAGGED:
Share This Article