ZBULOHET FABRIKA E FALSIFIKIMIT TË PARAVE

0
138

Në një bastisje të bërë të mërkurën nga policia franceze në Paris është zbuluar një punëtori e madhe për falsifikimin e eurove. Bëhet fjalë për punëtorinë e dytë më të madhe falsifikuese, të zbuluar ndonjëherë në Evropë, raporton albinfo.ch.

Në vendin e zbulimit janë gjetur 350 mijë kartmonedha të 20 dhe 50 eurove të falsifikuara në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 9 milionë eurosh. Të hollat e gjetura janë konfiskuar ndërsa pjesëtarët e bandës janë arrestuar.

Policia konstaton se paratë janë falsifikuar me një “kualitet të lartë” dhe ato nuk janë prodhuar, sikur në shumicën e rasteve, me offset por me teknikë digjitale. 90 për qind të parave janë shpërndarë në Francë e pjesa tjetër në vendet fqinje.

Për çdo vit në Francë zbulohen 30 deri 40 punëtori falsifikimi të të hollave. Franca, sipas policisë së atjeshme është veçanërisht e prekur nga falsifikimi i parave. Por në nivel të Evropës më së shumti para të falsifikuara vijnë nga Italia pastaj nga Bullgaria, Polonia e Lituania.kohaislame