Zbulohet një plantacion droge në Sarandë, 7 në pranga

Rreth 10 mijë rrënjë kanabis u sekuestruan sot në qytetin e Sarandës, ndërsa u arrestuan shtatë persona përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike.
 
Policia zbuloi një plantacion të nëndheshëm, ku lënda narkotike rritej me llamba në një hapësirë që shkonte deri në 1 mijë metra katrorë, transmeton shekulli.
 
Deri tani në pranga kanë rënë 7 persona, ndërkohë që policia po vijon me hetimet për të zbardhur deri në fund çështjen. 
Artikulli paraprakArrestohet kirurgu për marrje ryshfeti dhe vepra të tjera penale
Artikulli vijuesIsh-luftëtarët e UÇK-së protestojnë të hënën