Zbulohet vrasësi i Kosovarit në Vjenë dhe arsyeja e vrasjes

0
167
Hakmarrja duket se ka qenë motivi kryesor i shkrepjes me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare të dielën në mbrëmje në Vjenë të Austrisë.
 
Si pasojë e këtij rasti u gjuajtën dy vëllezër nga Prishtina dhe një kalimtare e rastit e moshës 19-vjeçare.
 
Njëri vëlla mbeti i vdekur, ndërsa dy personat e tjerë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Kjo është informata e fundit, të cilën ka deklaruar policia austriake, transmeton albinfo.ch.
 
Policia austriake njoftoi të martën se motivi i vrasjes së ditës së diel ka origjinën nga një hasmëri prej kohësh mes dy familjeve shqiptare.
 
Vëllai i të vdekurit, 25-vjeçari i mbijetuar nga plumbat është marrë shkurtimisht në pyetje.
 
Ai ka deklaruar se mes familjes së viktimës dhe autorit të vrasjes ka pasur një sherr prej vitesh.
 
Ata ishin takuar qëllimisht, por gjatë udhëtimit me tramvaj debati mes tyre ka eskaluar. 
 
Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger, thotë: “Ngjarja ishte planifikuar shumë kohë më parë”.
 
Pas gjuajtjeve me armë, autori i vrasjes ende nuk është  kapur, por mediet austriake kanë publikuar fotografitë e tij dhe të personit që e shoqëronte, ndërsa ende nuk janë zbuluar emrat e personave nga asnjëra palë.