Zdravko Tolimiri dënohet me burg të përjetshëm nga Gjykata e Hagës

Gjykata e Hagës vendosi se Zdravko Tolimir mori pjesë në gjenocidin e Srebrenicës më 1995.
Dënimi me burg të përjetshëm për Zdravko Tolimirin për pjesëmarrjen e tij në gjenocidin e 1995-sës në Srebrenicë ka ngjallur shpresë midis familjeve të viktimave e organizatave se vendimi do të caktojë një precedent për gjyqet e të dyshuarve të tjerë për krime të luftës.

“Gjykimi jep shpresë se procedimet kundër Ratko Mlladiçit do të shkojnë në të njëjtin drejtim,” tha Fadila Memishevi, president i Shoqërisë për Njerëzit e Kërcënuar në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH).

Tolimiri është ish-ndihmës/komandanti dhe shefi i shërbimit informativ për ushtrinë serbe boshnjake. Ai u dënua nga gjykata e Hagës më 12 dhjetor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të kryera më 1995 pas rënies së zonave të Srebrenicës e Zhepës.

Gjyqi është një nga 12 procedimet në gjykatën që trajton një sferë krimesh të kryera nga forcat serbe boshnjake kundër muslimanëve boshnjakë. Gjashtë nga këto raste kanë përfunduar.

Gjykata e Hagës përfundoi se Tolimiri ekzekutoi urdhrat e Presidentit të atëhershëm të Republikës Sërbska Radovan Karaxhiç e Gjeneralit Ratko Mlladiç për të vrarë të gjithë boshnjakët e aftë për ushtri në Srebrenicë.

Ndërsa u shpall dënimi, disa anëtarë të shoqatës Nënat e Srebrenicës nuk e fshehën kënaqësinë e tyre.

“Burgimi i përjetshëm është drejtësi për një pjesë të asaj që përjetuam e mbijetuam në Srebrenicë. Kjo është një një kënaqësi e vogël për familjet e viktimave të Srebrenicës. Shpresojmë se Mlladiçi, Karaxhiçi e [Vojisllav] Sheshelji do të përjetojnë të njëjtin fat,” tha përSETimesanëtarja e organizatës Munira Subashiç.
“Politika ka një ndikim të madh mbi drejtësinë lidhur me kriminelët, por ky është një ndëshkim për të cilin kemi shpresuar. Të dashurit tanë nuk mund të kthehen, u vranë, por ndëshkimi për këtë gjenocid duhet të jetë më i larti,” tha përSETimesHajra Çatiç, presidente e shoqatës Gratë e Srebrenicës. Djali i Çatiçit, Nino, burri i saj e dhjetëra të afërm vdiqën në masakër.

Ashpërsia e ndëshkimit dhe fakti që u gjykua për gjenocid, u pëlqeu gjithashtu shtetasve serbë.

“Gjëja më e rëndësishme është se vendimi tregon se gjenocidi u krye … Jetojmë në një vend ku presidenti mohon gjenocidin, por shtetasit e Serbisë janë të ndërgjegjshëm se ai nuk ka të drejtë. Eshtë detyra jonë të vëmë në dukje se këto deklarata fyejnë viktimat e Srebrenicës, por gjithashtu shtetasit serbë që e njohin të vërtetën,” tha përSETimesStasha Zajoviç, anëtare e Grave me të Zeza.

Që nga krijimi i saj, gjykata e Hagës ka paditur 161 vetë për shkelje të rënda të së drejtës humanitare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë mes 1991-shit dhe 2001-shit. Procedimet kundër 130 individëve kanë përfunduar./set

Artikulli paraprakAutori i sulmit ndaj Izraelitëve në Bullgari ende i paidentifikuar
Artikulli vijuesPakistani njeh pavarësinë e Kosovës