I menjehereshem ka qene reagimi i perfaqesuesit te larte te Levizjes BESA, Zejd Rexhepi, pas vendimit te mbremshem ne Parlament per shtyerjen e dates se zgjedhjeve te parakohshme.
“DEPUTETËT SHQIPTARË SHËRBETORË TË PARTIVE MAQEDONASE
Derisa partitë maqedonase dje mbanin lart krenarinë e tyre dhe nuk ulnin egon që të kërkojnë ndryshimin e vendimit për zgjedhjet, ata i aktivizuan shërbetorët e tyre – deputetët shqiptarë, që t’ua kryejnë punët administrative dhe “ta shpëtojnë” Maqedoninë.
Me këtë veprim “patriotik” deputetët shqiptarë dëshmuan se bëjnë gara që kush do të jetë më vasal ndaj partive maqedonase dhe, për “çudi”, Aliu dhe Menduhi bëhen bashkë për ta shpëtuar Maqedoninë, ndërsa deri sot asnjeherë nuk janë bërë bashkë për asnjë çështje shqiptare”, – shkruan Rexhepi.