Zëvendës kryeministri turk Numan Kurtulmush arrin në Shkup

Zv/kryeministri turk vjen në Maqedoni në kuadër të ceremonisë së diplimomit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Zëvendës kryeministri i Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmush, i shoqëruar nga deputeti i AK Partisë nga Stambolli, Huseyin Burge dhe bashkëshortja e tij, Sevgi Kurtulmush, sapo ka arritur në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/kryeministri turk vjen në Maqedoni në kuadër të ceremonisë së diplimomit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, ku dhe do të adresohet me fjalim. Para ceremonisë së diplomimit, Kurtulmush do të shëtitet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe do të fal namazin e xhumasë në Mustafa Pasha.

Kurtulmush në aeroportin e Shkupit u prit nga ambasadori turk në Shkup, Omur Solendil, koordinator i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinimin (TIKA) në zyrën e Shkupit, Teoman Tiryaki, rektori i Universitetit Ndëkombëtar Ballkanik, Ismail Kocayusufoglu, ministri pa Resor Furkan Çako, kryetari i Partisë Demoratike Turke në Maqedoni (TDP), Kenan Hasip, si dhe nga përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Artikulli paraprakMami, kam vendosur të besoj në Allah
Artikulli vijuesYildirim: Nuk është sekret që Armenia u hap derën organizatave terroriste