Zëvendëskryeministri dhe Presidenti i AKR- së Behgjet Pacolli ka vendosur mos ta thotë asnjë fjalë për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij si dhe gjithë atë që po ndodh rreth koalicionit qeveritar.
Lideri i AKR- së, për Express, ka thënë se nuk është i interesuar të komentojë ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, pasi është duke u marrë me diçka tjetër.
Pacolli nuk ka dashur të japë përgjigje nëse do të largohet nga politika ashtu siç pati paralajmëruar në mars të këtij viti.
“Krejt mbetet që këtë ta them unë, e jo dikush tjetër për mua. Tash jam i zënë, jam në Aeroportin e Francës dhe kam shumë pak kohë që të merrem me ato që i përmendët ju. Kam takime dhe jam duke e bërë punën time”, ka thënë Pacolli.
Duke qëndruar jashtë Kosovës, Pacolli ka thënë se nuk po merret as me problemet që janë ngritur kohëve të fundit rreth tij dhe Aleancës Kosova e Re.
“Unë jam në terren edhe jam shumë pak i informuar çka po ndodh andej. Të them të drejtën, jam shumë pak i interesuar çka po ndodh andej. Unë e kam detyrën time për të punuar për qytetarët e Kosovës, e ajo për mua është e shenjtë dhe në rend të parë, çfarë edhe jam duke bërë. Aktualisht jam aty ky duhet të jem”, ka shtuar ai .kohaislame
You Might also Like
20 vjet nga masakra e Reçakut
Kanë filluar homazhet në fshatin Reçak të Shtimes në shënimin 20-vjetorit të masakrës që kryen…
By
1 Min Read
Për reformën shëndetësore e energjinë e ripërtërishme, rreth 37 milionë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot dy projektligje që kanë të bëjnë me…
By
3 Min Read
Beogradi është hidhërua për arrestimin e serbëve që sulmuan policë të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq vazhdon të…
By
2 Min Read
Zëvendëskryeministri i Turqisë në vizitë dyditëshe në Kosovë
Në krye të një delegacioni, sot mbërrin në Kosovë në një vizitë dyditëshe zëvendëskryeministri…
By
1 Min Read
FILLON MUAJI I RAMAZANIT
Sot ka nisur muaji i Ramazanit-muaji i agjërimit. Autoritetet fetare dhe ato politike në Kosovë…
By
1 Min Read
Dallimi i pagave mes ushtarëve të FSK dhe ushtrisë serbe
Çështjet e pa zgjidhura politike në vend janë duke penguar vazhdimisht formimin e Ushtrisë së…
By
2 Min Read
