Zëvendëskryeministri Pacolli takoi kryeministrin e Kenyas, Raila Odinga

0
154

Në kuadër të vizitave në disa shtete të kontinentit të Afrikës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar Kenyan, ku është pritur nga kryeministri i këtij shteti, Raila Odinga, njoftohet nëpërmjet një komunikate.

Zëvendëskryeministri Pacolli informoi kryeministrin Odinga me proceset politike në Kosovë, me theks të veçantë për proceset e përmbyllura suksesshëm, përmbushjen e plotë të pakos së Ahtisarit, që rezultoi me përmbylljen e suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, tha se njohja e shtetit të Kosovës nga të gjitha shtetet e botës, është vendim që respekton plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Odinga, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tij është duke e trajtuar me seriozitet njohjen e Kosovës, dhe në këtë drejtim rezultati do të bëhet publik në të ardhmen e afërt.kohaislame