Pensionistët paralajmërojnë protesta masive

Përfaqësues të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës kanë paralajmëruar të enjten se do të organizohen protesta masive, nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës e votojnë pa ndryshime draftligjin aktual për skemat pensionale të financuara nga shteti. Sipas kryetarit të Partisë së Pensionistëve të Kosovës, Sahit Dragaj, ky draftligj nuk ka asnjë ndryshim nga ai i para tre muajve, që është kundërshtuar nga deputetët.

Dragaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ngase nuk po i kryen obligimet e tij, e ka cilësuar këtë draftligj si shumë diskriminues për pensionistët, duke thënë se ai duhet të hidhet “në bërllok”./koha/kohaislame

Artikulli paraprakAkuzohet Bujar Bukoshi
Artikulli vijuesQemajl Mustafa shkep para “pa dhimtë”