Zhiti: Zot mëshiroje Nishanin se nuk di ç’bën

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, Visar Zhiti, i propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, pati një takim me Presidentin Bujar Nishani, që ka deklaruar se do e refuzojë kandidaturën e tij.

 

“Nuk pati asnjë gjë të re, ato që janë thënë në shtyp,” tha Zhiti pasi doli.

 

“Më thirri dhe ato që kishte për të thënë me shkrim, m’i tha me gojë”.

 

“Nuk i kam kërkuar asgjë Presidentit,” tha Zhiti.

 

“Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg, kur nuk donte Shqipëria. Në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta”.

 

“Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake”

 

“Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”, theksoi Zhiti./mapo.al

Artikulli paraprakFushata : 805 Milion emrat
Artikulli vijuesA ka faj shoqëria në vdekjen e Pamelës së vogël?