Aksident në Tropojë, një e vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë, ku një grua ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Myhajan, shkruan shekulli.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasja Sheqere Memia dhe janë plagosur Ahmet Ukshini dhe kunata e tij.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ndërkohë që mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakHope: Bujqësia, çelës i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit
Artikulli vijuesMashtrimi me ilaçet, prokuroria kërkon dënimin e zyrtarëve dhe të farmacistëve