Zhvillimet e fundit në Siri, do ndryshojnë të ardhmen

Zhvillimi më i freskët në Siri gjatë ditëve të fundit ka qenë roli i al-Nusras e cila deklaroi zyrtarisht besnikëri ndaj al-Kaedës dhe kreut të saj, Ajman al-Zavahirit – si ndërmjetës mes shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë dhe fraksionet e tjerë rebelë të cilat po luftojnë për të çrrënjosur atë. ISIS është në vetvete një degë e rrjetit të al-Kaedës, por el-Nusra nganjëherë është bashkuar me fraksionet e tjera për të luftuar atë.
Al-Nusra është kategorizuar si një “grup terrorist” nga SHBA dhe aleatët e saj të Gjirit, por në rrjedhshmërinë e tashme të situatës grupi përkohësisht është i dobishëm për super-fuqitë në luftën e tyre kundër al-Kaedës si në Siri dhe Irak.
Ebu Muhammed el-Xheulani, leaderi i al-Nusras, e theksoi vizionin e tij për ndalimin e betejës ndërmjet-sunive dhe kushtet për një armëpushim në një lidhje audio postuar në Tëitter. Ai shpjegoi se një Komisioni i pavarur islamik do të krijohet për të vepruar si ndërmjetës. Komiteti do të bazohet në Ligjin Sheriatik dhe brigadat kyçe të gjitha do të përfaqësohen. Xheulani u kërkoi grupeve të ndryshëm rebele për të ndaluar luftën kundër njëri-tjetrit dhe të përqëndrohen në luftën kundër regjimit.
Mbetet për t’u parë nëse grupe të tjera rebele do të bien dakord për propozimin e Xheulanit. ISIS përbëhet kryesisht prej luftëtarëve të huaj që mund të jetë arsyeja pse ajo ka qenë në shënjestër të parë. Fronti i Shpëtimit Islamik, një grup kryesisht i mbështetur nga Arabia Saudite dhe SHBA, e kundërshton ISIS-in.
Shtetet e Gjirit fillimisht inkurajuan, financuan dhe armatosen muxhahidët e huaj për të hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin. Tani ata janë kthyer kundër tyre dhe duan likuidimin e tyre.
Xheulani ka theksuar se ISIS ka vepruar në mënyra të cilat i kanë tjetërsuar islamikët e tjerë. Është i njëjti gabimi që grupi i tij mëmë – Shteti Islamik i Irakut (ISI) – bëri nën Zarkavin kur ekzekutoi njerëz për krime të vogla dhe u prisnin atyre gjymtyrët. Por në rastin e Sirisë, krime janë kryer nga shumica e fraksioneve të tjera gjithashtu, duke përfshirë Ushtrinë e Lirë Siriane e cila është laike. Ka shumë shembuj, disa prej të cilave janë të dokumentuara në YouTube.
Duket qartë se ka një plan të përgatitur me kujdes, me marrëveshje ndërmjet pushteteve prapa konferencëa së Gjenevës 2, jo vetëm për të eliminuar forcat e ndryshme islamike në Siri, por për të eliminuar ato në këste. Islamistët janë parë si pengesë për vendosjen e një regjimi demokratik në Siri pas rënies së Asadit për shkak se bashkëjetesa me të tjerët që nuk e ndajnë besimin e tyre është e papranueshme për islamistët.
Roli i Al-Nusras si ndërmjetës është mirëpritur në mënyrë të nënkuptuar nga Perëndimi dhe Sauditët që nënkupton një lloj të legjitimitetit formal, por, sapo ISIS të zhduket, al-Nusra do të jetë e ardhshme dhe veprimet e saj do të dalin si terrorizëm.
SHBA gjithashtu ka luftuar ISIS në Irak dhe dje ranë dakord për të dërguar kryeministrit të Irakut al-Malikit një dërgesë të armëve të sofistikuara, duke përfshirë raketa Hellfire, në mënyrë që të shpartallojnë ISIS-in në provincën Anbar, ku këta të fundit kanë bërë disa përparime të rënda dhe po kontrollojnë Falluxhan.
Shumica e organizatave militante islamike në territorin sirian, duke përfshirë edhe ato të cilat aktualisht janë klient të Perëndimit dhe shteteve të Gjirit, takohen në bazë të përbashkët: së pari, krijimi i një shteti islamik që rregullohet me ligj Sheriatik, së dyti, për të rrëzuar regjimin e Asadit si një qeveri heretike e cila ka kryer krime kundër Islamit dhe popullit.
Ideologji e tillë është plotësisht e papranueshme për sponsorët e komplotit për të fshirë ata.
Ne duhet të kujtojmë gjithmonë faktorin izraelit në formësimin e politikave dhe veprimeve të Perëndimit në Lindjen e Mesme. Siguria dhe stabiliteti i Izraelit do të rrezikohet në masë të madhe nëse Brigadat e armatosura islamike do të krijonin terren të përhershëm në Sirinë fqinje. Sa më shumë që zgjatë kaosi dhe paqëndrueshmëria në Siri, shanset e kësaj të ndodhin janë më të mëdha. Për këtë arsye perëndimi me urgjencë po angazhohet për zhdukjen e tyre në të gjithë Sirinë dhe Irakun.
Qëndrimi i fortë i Amerikës prapa regjimit të al-Malikit në Irak është dëshmi për këtë ndryshim në prioritetet. Sigurisht SHBA është e vetëdijshme se partneri më i afërt rajonal i regjimit të Bagdadit është Teheran – siç është edhe i Assadit. Në mënyrë të qartë, rrëzimi i Asadit tani do të forcojë ISIS-in duke e zhytur Sirinë në kaos të mëtejshëm dhe më të gjerë.
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Irak dhe diplomati veteran, Ryan Crocker, tha në një intervistë me Neë York Times muajin e kaluar se mbijetesa e Asadit në pushtet ishte “opsioni më pak i keqe ‘për në Siri, skenarin më të keq, ai përshkroi, do të shihni kur al-Kaeda të krijojë rrënjë të thella në shtetin arab.
Çdo gjë që po ndodh tani në Siri është rezultat i politikave dhe makinacioneve amerikane. Ne duhet të presim më shumë surpriza në ditët e ardhshme në afat deri me 22 janar kur do të mbahet konferenca e Gjenevës 2.
Shkruan: AbdulBeri el-Atwan, ekspert për lindjen e mesme.

*Qëndrimet janë reflektime personale të autorit dhe jo patjetër ato janë në linjë me redaksinë tonë.

Artikulli paraprakOKB dhe SHBA kritikojnë ligjin që penalizon homoseksualët në Nigeri
Artikulli vijuesBritania: Mund të largohemi nga BE