OKB dhe SHBA kritikojnë ligjin që penalizon homoseksualët në Nigeri

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër një ligj të Nigerisë, i cili kërcënon homoseksualët e hapur me burgim.

Kritika është bërë nga Navi Pillay, komisionare e lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB-së.

Ajo ka thënë se rrallë ka parë që një legjislacion kërcënon kaq shumë sipas saj “të drejtat themelore dhe universale të njeriut”.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar po ashtu ligjin, duke thënë se sipas tyre ligjin ne fjale shkel obligimet e Nigerisë nën marrëveshjet ndërkombëtare dhe reflekton një prirje shqetësuese kundër homoseksualëve në Afrikë.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka nënshkruar të hënën ligjin, i cili parasheh 14 vjet burgim për ata që hyjnë në lidhje me gjininë e njëjtë dhe 10 vjet për ata që përfshihen në organizata homoseksuale./bs/kohaislame

Artikulli paraprakDisa dobi të ujit që nuk i keni ditur
Artikulli vijuesZhvillimet e fundit në Siri, do ndryshojnë të ardhmen