Zidanes i pëlqen Hazardi

Legjenda e Real Madridit dhe Përfaqësueses së Francës, Zinedin Zidane ka dhënë mendimin e tij për talentin belg, Eden Hazard.
Hazard është njëri nga më meritorët që Chelsea po qëndron në krye të Premierlgiës, dhe Zidane e çmon shumë këtë gjë.
 
Francezi ka deklaruar se kënaqet nga aftësitë e Hazxardit që i tregon në fushën e lojës.
 
“Futbollistët që jam duke i ndjekur janë sigurisht Messi e Ronaldo. Ata janë futbollistë fantastik, por më pëlqen edhe Eden Hazard”, .
 
“Kënaqem me gjithçka që bënë në fushë. Më pëlqen mënyra si e udhëheq veten, depërtimet vendimtare dhe fakti se përmirësohet çdo vit. Ai mund të bëhet edhe më i mirë. Mendoj se ai është arsyeja pse Chelsea është në krye të tabelës”, u shpreh francezi për FIFA.com. /
Artikulli paraprakMesdheu, varr i të pashpresëve
Artikulli vijuesShpojnë betonin 2.5m dhe vjedhin 60 milionë funta