Ja klubet më të vlefshme në botë

Revista prestigjioze “Forbes” ka bërë renditjen e klubeve që vlejnë më shumë në botë dhe në krye të listës qëndron Reali i Madridit.
Klubi “Mbretëror” është klubi më i vlefshëm sportiv në botë, për të tretën herë radhazi. Kjo është përcaktuar nga renditja e përvitshme e sportit, që mban përsëri në krye madrilenët, që vlejnë 3.26 miliardë dollarë.
 
Klubi i drejtuar nga Florentino Perez është një makinë e vërtetë përfitimi parash, falë imazhit që ka krijuar në botë. Triumfi në UEFA Champions League, vitin e kaluar, ka ndikuar në bilancet e klubit të njohur spanjoll.
 
Real Madrid lë pas në këtë renditje, për disa milionë më pak, dy klube amerikane, njëri futbolli, por amerikan dhe tjetri bejsbolli. Dallas Cowboys dhe Neë York Yankees vlejnë secili nga 3.2 miliardë dollarë.
 
Në këtë klasfikim pasurish, në 10 vendet e para, bëjnë pjesë 3 ekipe futbolli, 3 futbolli amerikan, 2 basketbolli, dhe 2 bejsbolli.
 
Mes 10 klubeve të pasur, sipas “Forbes”, pjesa më e madhe është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Mes 50 markave të vlefshme sportive është edhe një skuadër e Formula 1, Ferrari me 1.35 miliardë dollarë dhe një e hokejit mbi akull, Toronto Maple Leafs, me 1.3 miliardë. /Telegrafi/
Artikulli paraprakGjermania nuk don azilkërkues nga Kosova e Shqipëria
Artikulli vijuesE pabesueshme, Anders Breivik nis studimet në universitet!