Zira Demiri, hafizja e re e Gostivarit

(21.04.2016 e enjte), SHMI Medreseja ISA BEU-Paralelja e Shtrirë e Vajzave në Gostivar, me sukses nxorri nga mesi i saj hafizen e re të Kur’anit Famëlartë, hfz. Zira Demiri, maturante në këtë vatër arsimore.

Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishin Muftiu i BFI Gostivar hfz. Shaqir ef. Fetahu me stafin e tij, Muftinjtë e Muftinive të Shkupit, Shtipit, Drejtori i Përgjithshëm i Medresesë Prof. Ibrahim Idrizi, profesorë dhe profesoresha të Medresesë, hoxhallarë,nxënëse etj. Këtë eveniment ekskluzivisht e nderoi prezenca e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm h. Irsal ef. Jakupi.

Në këtë promovim të hifzit, Reisul Ulema dhe Muftiu ia dorëzuan çertifikatën e diplomimit, hafizes Zira Demiri duke i dëshiruar që përveç mbamendjes të Kur’anit Famëlartë, të ketë parasysh edhe veprimin me të në jetë. Me këtë rast, këtë program e përcollën edhe një numër i konsiderueshëm i xhematit.

Artikulli paraprak“Ne i motivojmë besimtarët tanë edhe për shkollën shqipe”
Artikulli vijuesIsh-mësuese në Kishën katolike: Jam krenare që jam muslimane