Zjarr i madh në New Mexico (SHBA)

Rreth 1200 zjarrfikës janë në aksion në New Mexico në përpjekje për të mbajtur nën kontroll atë që po konsiderohet si zjarri më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton TCH.

Janë djegur rreth 916 kilometra katrorë të maleve të kanionit në jugperëndim të vendit dhe zjarri po përhapet me shpejtësi.

Sipas ekspertëve, do të duhen javë për të shuar flakët për shkak të klimës aspak favorizuese: shumë erë në New Mexico.

Në alarm tashmë janë edhe Colorado dhe Arizona./kohaislame

Artikulli paraprakDhunë, për futjen e veriut në bisedime
Artikulli vijuesAvioni përplaset me autobusin, 10 viktima