Autoritetet e Greqisë kanë bërë të ditur se një zjarr në një spital psikiatrik të Athinës ka lënë të vdekur tre persona, që besohet se ishin pacientë.
Brigada e zjarrit thotë se një person i tretë është zhdukur pasi një zjarr kaploi spitalin Dafni në veri të Athinës, por shumica e njerëzve janë evakuuar.
Më shumë se 30 zjarrëfikës, me 11 kamionë kundër zjarrit kanë ndalur flakët.
Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi zjarrin.