ZJARRFIKËSIT KALOJNË NËN MENAXHIM TË MBP-SË

Shërbimi i Zjarrfikësve në Mitrovicë do të menaxhohet nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Për këtë u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi nga kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe kryeshefi i AME-së, Fadil Kodra.

Sipas memorandumit, për transferimin e pjesëtarëve të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Komuna dhe AME-ja do të koordinohen për transferimin e këtij shërbimi nga niveli komunal në nivelin qendror, ndërsa pjesëtarët e këtij shërbimi tani janë staf i MPB-së dhe menaxhohen nga AME-ja, njofton Kosovapress.

Në bazë të këtij memorandumi, përveç personelit do të transferohen edhe të gjitha pajisjet dhe mjetet nga Komuna në MBP-AME, si dhe buxheti i planifikuar për këtë shërbim.kohaislame

Artikulli paraprakERDOAN: POPULLI SIRIAN ËSHTË SHUMË AFËR FITORES
Artikulli vijuesKërkohet anulimi i konkursit për drejtorët e QKUK-së