Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i pranishëm sot në në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Hidrocentralit të Belajës në komunën e Deçanit tha se ky projekt, pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove.
Sipas tij, ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat.
“Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin. Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje”, u shpreh Thaçi, raporton noa.
Ai theksoi se Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë, ndërsa shtoi se Kosova është vend i ri, stabël dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Serbët që luftërat ndaj neve i filluan në Ramazan, tashmë shtrojnë iftar për Shqiptarë
Kurrë më pare nuk ka ndodhur një gjë e këtillë në muajin Ramazan. Besimtarët mysliman…
By
Redaksia
2 Min Read
Pas incidenteve Kosova ka mbyllur kufirin me Serbinë
(E plotësuar) Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve…
By
Redaksia
5 Min Read
Ja vjedhin kuletën me 6 000 euro brenda
Një person ka njoftuar policinë e Kosovës, se persona të panjohur ja kanë vjedhur kuleten…
By
Redaksia
0 Min Read
Rinumërimi për Kuvende Komunale solli 14 ndërrime të asamblistëve në të gjithë Kosovën
Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme nga zgjedhjet për Kuvende…
By
Redaksia
1 Min Read
Policja kosovare largohet nga puna vetëm se vendosi të bartë shami
Nga Shkëlzen Rrecaj Diskriminimi fetar në Kosovë vazhdon të mbetet i përmasave shqetësuese, sidomos kur…
By
Redaksia
6 Min Read
Uka, djali i Rugovës në gjykatë
I prangosur dhe nën masa të larta sigurie, pjestarët e “EULEX”-it dhe policise kosovare derguan…
By
Redaksia
1 Min Read
