Zvicër-Nesër në Gjenevë vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë

Të mërkurën në Gjenevë do të vazhdojë raundi i ri i bisedimeve për paqe në Siri, një përpjekje tjetër për të gjetur një tranzicion politik në shtetin të përfshirë nga lufta civile.

Takimet rifillojnë pasi më herët De Mistura vizitoi Damaskun dhe Teheranin, ndërsa më herët kishte biseduar me autoritetet turke dhe saudite për të gjetur një pajtim të përbashkët për tranzicionin politik.

Regjimi i Bashar al-Assadit ka kërkuar që vazhdimi i bisedimeve të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare në Siri të cilat do të mbahen nesër./TRT/.kohaislame

Artikulli paraprakKëto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Artikulli vijuesBE-ja 80 milionë euro Turqisë për pastrimin e minave në zonat kufitare