BE-ja 80 milionë euro Turqisë për pastrimin e minave në zonat kufitare

Bashkimi Evropian do të asistojë Turqinë për pastrimin e minave nga kufijtë lindorë dhe juglindorë të vendit, si dhe për rritjen e kapacitetit të vrojtimit të vijës kufitare, bën të ditur Ministria turke për Çështjet e BE-së.

Në kuadër të projektit të hartuar me këtë qëllim, aksioni i pastrimit të minave në kufijtë e Turqisë me Armeninë dhe Iranin do të fillojë brenda muajit prill dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017.

Ky projekt do të jetë edhe një hap i rëndësishëm për Sistemin e Integruar të Kufirit, që është një nga pikat e bisedimeve për liberalizimin e vizave me Turqinë.

Projekti në fjalë parashikon furnizimin e Turqisë me 82 mjete patrulle, të pajisura me radarë dhe zbulues termalë, të cilat do të vendosen në kufijtë lindorë dhe juglindorë të vendit.

Buxheti i përgjithshëm i programit, që përfshin furnizimin me mjete patrulle dhe pastrimin e minave në zonat kufitare, është 106 milionë euro; nga të cilat 80 milionë do të financohen nga BE-ja.

Artikulli paraprakZvicër-Nesër në Gjenevë vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë
Artikulli vijuesSus; mos të dëgjojë Turqia! SHBA-të në bisedime sekrete me… DAESH-in!