Zvicra duhet të pranojë më shumë refugjatë

“Amnesty International” i ka kërkuar në një letër presidentes Simonetta Sommaruga, mes tjerash, procedura lehtësuese për marrjen e vizave dhe kuota më të larta të refugjatëve. Në letrën e “Amnesty International” thuhet se këto përpjekje do të ndihmojnë Zvicrën për të mundësuar rrugët e sigurta dhe ligjore.

“Zvicra gjithashtu duhet të kontribuojë financiarisht për krijimin e një sistemi evropian të kërkim-shpëtimit në Mesdhe. Ka gjithashtu nevojë për një solidaritet më të madh me vendet e varfëra në kufijtë e zonës Shengen. Sistemi Dublin do të mund të mbijetojë vetëm me solidaritet. Përgjegjësia nuk duhet të jetë “thjesht të dërgohen në vendet kufitare me Europën Jugore dhe në Ballkan”.

Për pjesëmarrësit e samitit emergjent të BE-së, të enjten “Amnesty International” bëri thirrje për të filluar menjëherë instalimit e një sistemi të shpëtimit shumëkombësh në Detin Mesdhe.
Edhe Caritas bëri thirrje të mërkurën që Zvicra të shtojë ndihmën e saj humanitare në luftën siriane, duke ndihmuar të zhvendosurit të paktën 100 milionë franga në vit dhe të ftojë shtetet e tjera të Shengenit për përfshirjen e më shumë refugjatëve.

Presidentja e Zvicrës, Sommaruga, kishte thënë të hënën se Zvicra ishte e përgatitur për të mbështetur një zgjatje të operacioneve të shpëtimit në Mesdhe.kohaislame
Artikulli paraprakMë 30 prill miratohet MSA për Kosovën
Artikulli vijues'Pestova' shpallet "Krijuesit e shekullit" të Evropës Juglindore