Autoritetet zviceranë janë vënë në alarm, pasi dyshohet se personat që shkaktuan sulmet në Paris ndodhen në këtë shtet.
Një dyshim i vogël ka ngritur në këmbë policinë dhe vendi është përfshirë nga frika e një sulmi terrorist. Autoritetet zvicerane u informuar se katër burra të përfshirë në mizorinë që la 130 të vdekur kanë qenë në qytet.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se ka një prani të shtuar të policisë së armatosur në selinë e Kombeve të Bashkuara.
“Në kuadër të hetimeve të kryera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, pas sulmeve në Paris, policia e Gjenevës dhe e partnerëve të saj janë në kërkim të njerëzve që dyshohen si terroristë, të cilët janë vërtetuar nga Konfederata Zvicerane”, thuhet në një deklaratë të departamenti të sigurisë së Gjenevës.