Zyrtare: Posta e Kosovës ulë pagat

Bordi i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A. ka vendosur gradat e reja për të gjithë punonjësit. Ky vendim është marrë për të siguruar stabilitet financiar.
 
Për pjesën dërrmuese të punonjësve (883 prej tyre, përkatësisht 84% të punonjësve ) gradat e reja janë 6% dhe 8 % më të vogla.
 
Ndërkaq, për nivelin menaxherial gradat e reja janë 12% deri në 16% më të vogla. Kurse, grada e re e Kryeshefit Ekzekutiv është për 29% ( njëzetenëntë përqind) më e vogël.
Pagat me gradat e reja do të aplikohen për muajin prill dhe do të ekzekutohen më 1 Maj, 2015
 
Ky vendimi është marrë pas një analize dhe diskutimi të gjatë dhe gjithëpërfshirës mes Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit, Sindikatës si dhe të gjithë punëtorëve.
 
Sfidë e veçanet për PK Sh.A që nga ndarja me PTK-në (gusht, 2012) ka qenë edhe niveli i pagave që është trashëguar nga koha kur ndërmarrja jonë ka qenë pjesë e PTK-së. Menaxhmenti ka punuar ne vazhdimësi që të krijoj të hyra të mjaftueshme të cilat mundësojnë ruajtjen e këtyre pagave që punonjësit i kanë pasur gjatë kohës sa kanë punuar në PTK, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
 
Posta e Kosovës në vitin 2013 ka lansuar shumë produkte dhe shërbimeve të reja te cilat kanë ndikuar në rritjen e të hyrave në Kompani:
 
1. Shërbimin e IFJB-së, pagesat e të gjitha faturave
2. Shpërndarjen e dokumenteve civile për te gjithë qytetarët
3. Zhdoganimi i dërgesave në të gjitha zyrat postare
4. Funksionalizimi i kapaciteteve të plota të Postës Hibride
5. Përmirësimi i gjendjes së sigurisë në Zyrat Postare (vendosja e kamerave dhe alarmeve)
6. Rritjen e numrit të kontratave të bashkëpunimit me institucione dhe biznese publike dhe private
7. Posta është lider në tregun postar në Kosovë.
 
Duke marrë parasysh të gjithë faktorët e lartpërmendur, Posta e Kosovës në vitin 2014 nga shërbimet e saj që i ofron dhe që varen direkt nga Posta e Kosovës ka realizuar te hyra 19% më të mëdha se në vitin 2013 .
 
Gjithashtu, menaxhmenti i Postës së Kosovës në vitin 2014 ka reduktuar shpenzimet në kategori të caktuara ku si rezultat i kësaj, në Raportin Vjetor financiar kemi 20% reduktim të shpenzimeve krahasuar me vitin 2013.
 
Posta e Kosovës përfiton një provizion te caktuar nga shitja e produkteve te PTK-së (Valës) në zyrat postare. Efekt negativ në mosrealizimin e të hyrave ka shkaktuar rënia e shitjes se këtyre produkteve. Në vitin 2014 kemi 20 % më pak realizim se në vitin 2013.
 
Kjo rënia ka ardhur si rrjedhojë e avancimit te teknologjisë në fushën e komunikimit. Kjo rënie ka ndodhur edhe në tregun global të telefonisë mobile.
 
Në bazë të Ligjit mbi shërbimet postare, Posta e Kosovës është e obliguar që t’u ofroj shërbime postare të gjithë qytetarëve në tërë territorin e vendit me çmime jashtëzakonisht të lira 0.30 centë për dërgesë postare. Kjo shumë financiare nuk i mbulon shpenzimet e Postës së Kosovës për ta kryer këtë shërbim.
 
Si rrjedhojë e kësaj, vetëm në vitin 2014 PK Sh.A. për të realizuar këtë obligim ligjor ka pasur humbje në vlerë totale prej 2,663,111.64 euro. Në bazë të Ligjit mbi shërbimet postare, Qeveria është e obliguar që të bëj mbulueshmerinë e humbjeve të cilat krijohen nga shërbimet postare por ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur përkundër faktit që ne kemi marrëveshje të nënshkruar me MZHE-në për mbulimin e këtyre shpenzimeve.
Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar për rritjen e produkteve dhe shërbimeve të reja, ngritjen e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
 
Gjithashtu, ju njoftojmë se jemi në fazën e lansimit të produkteve të reja shumë të rëndësishme, siç janë: Shpërndarja e Skemave Sociale; Shpërndarje e Pensioneve; Lansimi i shërbimit e-commerce.
 
Këto projekte do të fillojnë shumë shpejt, janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana jonë. Kjo na mundëson të rrisim edhe më shumë të hyrat dhe të krijojmë stabilitet të qëndrueshëm financiar, thuhet në fund të njoftimit. kohaislame
Artikulli paraprakNjësitë elite të Policisë së Kosovës nesër në veri
Artikulli vijuesSerbët duan të tërheqin ushtarët e tyre të vrarë në Koshare