2013: Facebook, vendi më i dëshiruar për punë!

Faqja e cila merret me zhvillimin e karries, Glassdoor për të pestën herë ka publikuar çmimin e saj të njohur “Employees’ Choice Awards”, në të cilin përfshihen 50 kompanitë më të mira për punë, për vitin e ardhshëm.
Rrjeti social Facebook ka zënë vendin e parë vitin e kaluar, për ta mbajtur këtë pozitë edhe në vitin 2012. Për 2013-tën, është prap Facebook – kompania më e preferuar e punonjësve.

Një e pesta e kompanive në listën prej top 50 punëdhënesve, janë kompani nga industria e teknologjisë.
1. Facebook, 6. Google, 14. LinkedIn, 15. Rackspace, 17. Akamai, 22. Salesforce.com, 31. Intel, 33. Red Hat, 34. Apple, 43. SAP

Të gjithë do të prisnin që Google të ishte më afër rivalit të saj Facebook, mirëpo askush nuk habitet me pozitën e tyre në top dhjetëshen e parë, duke e ditur se sa shumë këto kompani i paguajnë inxhinierët e tyre.

Artikulli paraprakZyrtarë rus: Qeveria siriane po humb kontrollin e territorit
Artikulli vijuesMerkel: Në të ardhmen e afërt BE-ja nuk është në gjendje për zgjerim të mëtejshëm