Zyrtarizohet ilaçi kundër SIDA-s

Është zyrtarizuar ilaçi “truvada” – ilaçi i parë i cili ndihmon në parandalimin e virusit HIV. Hulumtimi trevjeçar ka treguar që me konsumimin e përditshëm të ilaçit, rreziku nga infektimi i homoseksualëve dhe biseksualëve të shëndetshëm bie për 42 për qind, në kombinim me përdorimin e prezervativëve dhe këshillimin.

Hulumtimi i vitit të kaluar ka treguar që te çiftet heteroseksuale, nga të cilët njëri partner ka HIV, rreziku nga infektimi është reduktuar për 75 për qind.

Ekspertët amerikanë i kanë rekomanduar Administratës për ushqim dhe ilaçe që të lejojë përdorimin e ilaçit të parë, i cili është treguar efikas në parandalimin e këtij infektimi.

Rekomandohet përdorimi i “truavdes” për persona të shëndetshëm të cilët hyjnë në grupin me rrezik të lartë nga infektimi, në mes së cilëve janë edhe homoseksualët, biseksualët dhe çiftet në të cilat njëri partner është HIV pozitiv.

Ilaçi, i cili merret një herë në ditë, tashmë u përshkruhet shumë pacientëve me virusin HIV.

Administrata për ushqim dhe ilaçe (FDA) nuk ka obligimin të respektojë rekomandimet e Komisionit këshillëdhënës, por zakonisht e bën këtë gjë. Vendimin kryesor, siç pritet, duhet ta marrë deri më 15 qershor./kohaislame/

Disa mjekë konsiderojnë që “truvada” paraqet një hap para drejt përfundimit të epidemisë së sidës

Artikulli paraprakStresi zvogëlon trurin
Artikulli vijuesDemaçi: Zyra në veri ‘sa për sy e faqe’