FC. Juniku shpallet kampion duke mposhtur Prishtinën

Juniku ka mposhtur skuadren e Prishtinës në kryeqytet , me rezultat 5:3 për Junikun.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuader të turneut tradicional për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhen dhe Hakif Zejnullahun Ku Prishtina dhe Juniku kishin shkuar në finale.

E gjithë loja kishte ritëm dhe entuziasëm të madh por skuadra nga Juniku ka treguar një lojë të pjekur duke e mundur Prishtinën, dhe në fund u shpallë kampion i turneut ‘Kupa e Qyteteve’.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall, Zeqë Kuqi, ndërsa më meritori për fitoren e Junikut ishte portieri, Dakaj./Kumti.com

Artikulli paraprakFëmija im ka temperaturë të lartë çfarë duhet të bëj?
Artikulli vijuesAvni Arifi: Pse të hiqet taksa të hënën a ka me na njoftë Serbia