Shtatëvjeçarja nga Halepi në Twitter: Botë, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj

Bena dhe pse në moshë të vogël, ajo dërgon mesazhe përmes rrjeteve sociale duke u shndërruar në zërin e më të vegjëlve.

Lufta në Siri ka goditur miliona banorë të këtij vendi, por është e sigurtë se traumat më të mëdha nga kjo luftë janë duke i vuajtur fëmijët. Me frikën e përditshme që sjellë lufta në qytetin verior të Sirisë, Halep, po përballet edhe shtatëvjeçarja Bena Al-Abid, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bena jeton në lagjen Tarik Al-Bab, atje ku ka lindur shtatë vite më parë, para se të shpërthejë lufta në Siri. Edhe pse në moshë të vogël, ajo dërgon mesazhe përmes rrjeteve sociale duke u shndërruar në zërin e më të vegjëlve.

“Botë, kemi nevojë për përkrahjen tuaj”, është njëra nga porositë e vogëlushes Bena të dërguar përmes Twitterit.

Në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së, ajo ka rrëfyer për përjetimet e saj si fëmijë në Halep, në qytetin i cili i është nënshtruar bombardimeve konstante.

“Isha në klasë të dytë kur shkolla ime dy herë ishte shënjestër të bombardimeve. Shokët e mi i nxorën nga rrënojat. Ne jemi fëmijë, nuk jemi terroristë. Duam të jetojmë në paqe dhe të flemë të qetë”, tha Bena.

Nga shkaku i bombardimeve nuk ka proces mësimor thotë Bena e cila shpreh mallin që ka për shkollën dhe shokët dhe shoqet e klasës.

“Kam frikë për vëllezërit dhe familjen time, sepse avionët duan të na vrasin”, tha ajo ndërkohë që e pyetur të tregojë përse vendosi të shkruaj përmes rrjeteve sociale, tha se në këtë mënyrë dëshiron të dëgjohet në botë zëri i fëmijëve të Halepit

“Dëshiroj që bota të shohë se çfarë po ndodhë këtu dhe se si fëmijët po vdesin. Ne nuk kemi ushqim. Foshnjat kanë nevojë për ushqim. Bombardohen spitalet, kemi mungesë edhe të ilaçeve”, tha shtatëvjeçarja Bena.

Në Twtter ajo ndiqet nga 79 mijë persona

Vogëlushja nga Halepi në rrjetin social Twitter ndiqet nga 79.000 njerëz, ndërkohë që ajo bart informacione për zhvillimet në Halep në anglisht.

Bena zbuloi se për të shkruar në anglisht ka ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e gjuhës angleze.

Artikulli paraprakMaqedonasja e konvertuar në fenë islame, Katerina lindi fëmijën e parë; e pagëzon me emër myslimani, Edin!
Artikulli vijuesPartitë i harrojnë zgjedhjet e parakohshme, përballë furtunës së Speciales