Gazetarisë në UP vitin e ardhshëm mundë ti vihet drryni

0
253

Në Universitetin e Prishtinës mund të mbyllet drejtimi për Gazetari që nga viti i ardhshëm.
Sipas dosjeve që ka siguruar mediat, as ky drejtim nuk i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Këshilli Shtetëror për Cilësi.

Ndërkaq, shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka konfirmuar për KosovaPress-in, se ata nuk kanë marrë një vendim të tillë, por ka thënë se vendosja e programit të gazetarisë në listën e programeve të pezulluara, ka qenë një gabim teknik.

“Ne ende nuk e kemi zyrtarisht një dokument të tillë, është lansuar që ka propozim për pezullim të programit të bachelor-it (në gazetari) edhe pse, po them, jo zyrtarisht. Ne kemi akreditim të këtij programi deri në vitin 2020. Agjencia në takim me Komisionin Parlamentar ka deklaruar që në rastin e gazetarisë është një gabim teknik, tash ne jemi në pritje që ata ta korrigjojnë atë gabim teknik”, ka thënë Krasniqi për kp.

E mbylljen e mundshme të këtij programi, Krasniqi e ka cilësuar një dëm të madh për gazetarinë në Kosovë. Sipas tij, gazetaria është programi me shkallën më të lartë të punësimit.“Do të ishte një dëm i madh, sepse mediat dhe gazetaria në vendin tonë janë duke u zhvilluar në mënyrë të fuqishme dhe nevoja për gazetarë të kualifikuar është gjithnjë e madhe.

Sipas statistikave që nxjerrë, në programin master kemi shkallën e punësimit 100 përqind, ndërsa në nivelin bachelor shkallën e punësimit e kemi 72 përqind, që do të thotë se (gazetaria) është programi me shkallën më të lartë të punësimit në të gjitha universitetet e Kosovës. Prandaj, mbyllja e një programi që është kaq i suksesshëm do të ishte pakuptim”, ka thënë Krasniqi.Në rast të mbylljes së programit të gazetarisë, Krasniqi ka njoftuar se do të bëjnë ankesë dhe do të ndjekin rrugët ligjore.Përndryshe, rektorët e universiteteve publike së fundmi kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit Shtetëror për Cilësi për shkak të pezullimit të disa programeve studimore në universitetet publike të Kosovës.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/drejtimi-i-gazetarise-ne-up-rrezikon-te-mbyllet-621840/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright