Gazetarja që “polli” artikullin e NYT për radikalizmin në Kosovë nuk është amerikane, por punëtore e vjetër e Rusisë

0
734

Gazetarja Carlotta Gall, që “polli” artikullin e NYT për Kosovën, në të cilin artikull ajo e përshkroi Kosovën si çerdhe të radikalizmit dhe terrorizmit islamik, e i cili u përhap me të madhe nga soji i saj në Kosovë del të jetë i dyshimtë.

Realiteti i prezantuar në këtë artikull u mohua si i shpërfytyruar qëllimisht nga analistët më seriozë në Kosovë, nga personalitete politike dhe nga akterë të tjerë të institucioneve të sigurisë, diplomacisë dhe shoqërisë civile.

Ai u mohua si i rremë me shpejtësinë më të madhe nga Daniel Serwer, ish ministri konsular i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe një prej njerëzve kryesor të ndërmjetësimit të konflikteve në ish Republikat e Jugosllavisë dhe një prej mbështetësve më të fortë të Kosovës në SHBA. I njejtë si ky reagim ishte edhe reagimi i Zëvendësshefit te “Atlantic Council”, njëra prej organizatave më prestigjioze botërore në fushën e sigurisë, Damon M. Wilson, i cili shkroi se ‘New York Times’ ka botuar një imazh të rremë të Kosovës si gjoja vatër të radikalizmit, duke theksuar se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë…

Vetëm zhurmuesit kosovarë të sojit të sajë, servil e qëllim këqinjë të cilët edhe e ndihmuan si informator dhe “përkthyes” gazetaren në fjalë tentuan t’i japin përkrahje dhe ta shprëndajnë si të vërtetë këtë përmbajtje kaq dëmtuese për imazhin e Kosovës. Dhe për tu mos u mjaftuar me përhapjet e para, ata tentojnë të bëjnë zhurmë dhe përsërisin me tituj të ndryshëm të njëjtën përmbajtje vazhdimisht.

Ky soj i lidhur me pushtetar servil të Kosovës dhe atë të Serbisë, me krimin e organizuar këndej dhe andej kufirit dhe me lidhjet e vjetra gjenetike, kulturore dhe politike me regjimin serb dhe të rinovuara tashmë edhe përmes politikës, medias, biznesit mendojnë se gjithnjë me sukses do t’i hedhin hi syve këtij populli dhe do t’ia kalojnë gjithnjë “pa u lagur” pavarësisht se sa shpesh i dëmtuan interesat strategjike dhe kombëtare të këtij populli. Këto mediume këtë artikull e shprëndanin sot si “15 vjet më pas – gazetarja amerikane rrëfen për Kosovën e infektuar nga ekstremizmi fetar”, ku gjoja duke potencuar se gazetarja është amerikane e legjitimon edhe shpifjen dhe dëmtimin e imazhit të vendit tonë.

Ata gënjejnë qëllimisht kur thonë se ajo është amerikane, ajo në fakte është britaneze. Nëse ajo mund të quhet amerikane pse po punon aktualisht për NYT atëherë ajo paraprakisht paska qenë ruse meqë një kohë të mirë ka punuar për Moscow Times. Dhe si duket Rusia dhe Serbia gjejnë gazetarë që kanë lidhje të vjetra, por që punojnë në media prestigjioze që të lansojnë imazhe të tilla që të duken më reale. Dhe gjithashtu i japin vegëzat e tyre tek argatët që kanë në Kosovë, për ta përfunduar këtë tablo të tmerrshme.


Charlote Gall Express