Donald Trump dhe Vladimir Putin shkëmbejnë lavdata mes vete

Kandidati rebublikan per president te SHBA-ve, Donald Trump, me sa duket e ka gjetur nje simpatizant. Ai eshte, kush tjeter por presidenti rus Vladimir Putin.

Gjate nje interviste, Trump ka deklaruar se “do të merrej vesh shumë mirë me Putinin”, ndersa edhe ky i fundit me sa duket ka “ndjenja reciproke”.

Në konferencën e gjatë të fundvitit në Moskë, shefi i Kremlinit gjeti vend edhe për të lavdëruar miliarderin kryesues të garës për nominim në kampin republikan.

Putin e lavdëroi Donald Trump duke e quajtur ” njeri i shquar e me shumë talente, dhe me një personalitet të jashtëzakonshëm”.

Putin e cilësoi Donald Trumpin si “liderin absolut të garës presidenciale”. Donald Trumo është bërë “horë” në SHBA dhe me gjerë, pasi ditë me parë kishte deklaruar se nese zgjedhet president, do të ndaloj hyrjen e myslimanëve në SHBA.

Artikulli paraprakTurqia vendosë bazën e parë ushtarake në Katar
Artikulli vijuesVIDEO – Mosmarveshje mes dy hoxhallarëve