Katër lojtarët e mëdhenj që nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve asnjëherë (Foto)

0
813

Liga e Kampionëve është gara më e madhe evropiane për klube dhe ajo është ëndrra e çdo lojtari dhe klubi.

Ky trofe cilësohet si më i vlefshmi në Evropë dhe shumë lojtarë të mëdhenj kanë pasur fatin ta fitojnë më shumë se një herë.

Por, ka të tillë që nuk e kanë fituar asnjëherë. Edhe pse ata kanë luajtur në klube të mëdha, e të rrethuar me lojtarë cilësorë.

Më poshtë keni katër lojtarët e mëdhenj që nuk kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve.

Thiago Silva

ThiagoSilvaChelseavParisSaintGermainradzE4j2vVgx

31-vjeçari i PSG i cili është edhe mbrojtësi kryesor i përfaqësueses së Brazilit ende është në kërkim të Ligës së Kampionëve, edhe pse deri më tani ka fituar 13 trofe në karrierën e tij.

Francesco Totti

FrancescoTottiAlAhlyvRomaInternationalsLsPHX0a-9Bx

 

Totti është një nga lojtarët më emblematik të vitet e fundit, por sukseset i kanë munguar, posaçërisht në arenën evropiane.

Zlatan Ibrahimovic

ZlatanIbrahimovicLorientvParisSaintGermainyuACwu-CgEfx

Ibrahimovic ka qenë pjesë e klubeve më të suksesshme evropiane gjatë viteve të fundit, por ka dështuar të fiton Ligën e Kampionëve. Por, suedezi nuk duhet të ankohet për trofe pasi ka 30 tituj të rëndësishëm në karrierë.

Ronaldo

RonaldoLuisNazariodeLimaItalianFootballIECxhQkOc5yx

Pavarësisht se ka luajtur për Barcelonën, Real Madridin, Interin dhe Milanin, ish-lojtari më i mirë në botë nuk ka arritur të fiton asnjëherë trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë. /Telegrafi/