Këta janë katër lojtarët që Shqipëria nuk i merr në Evropian

Gianni de Biasi ka zgjedhur katër lojtarët që nuk do të jenë në Evropian.

Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica nuk do të udhëtojnë me Shqipërinë në Evropian.

Trajneri ua ka bërë me dije vendimin lojtarëve para pak minutave, tregojnë burime të Telegrafit brenda Kombëtares shqiptare.

Lista përfundimtare është kjo.

Lista e Shqipërisë për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku./Telegrafi

Artikulli paraprakKatër lojtarët e mëdhenj që nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve asnjëherë (Foto)
Artikulli vijuesNdjenja e persekutimit dhe frika si këshilltari më i keq