Personi, i cili muajin e kaluar rrëmbeu aeroplanin e kompanisë “Egipat Air” ka kërkuar azil në Qipro.
Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Qipros Sokrates Hasikos.
Kërkesa e rrëmbyesit, Seif Edin Mustafa për ta marrë azilin do të merret parasysh para kërkesës së autoriteteve egjiptase për ekstradimin e tij, ka thënë Hasikos për agjencinë AP.
Prokurori shtetëror i Qipros Kostas Klerides ka thënë se Mustafa është kundër ekstradimit në Egjipt dhe ka angazhuar avokat.
Mustafa, për të cilin autoritetet qipriote e vlerësojnë si psiqikisht jo stabil ka kërcënuar se do ta ngrit në ajër aeroplanin e “Egipat Air” dhe ka detyruar pilotin që të aterojnë në aeroportin Larnaca në Qipro.