Shënohet 101 vjetori i betejës tokësore në Çanakkala

Beteja detare e zhvilluar mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915 në Galipol, si dhe beteja këmbësorike mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916, paraqesin betejat nga më të rëndësishmet në historinë e Turqisë, por edhe të muslimanëve në këto pjesë të botës.

Gjeneral Majori i brigadës së 18-të këmbësorike të motorizuar, Ismail Gurgen, në fjalimin e tij para të pranishmëve në ceremoninë të mbajtur në platonë e përmendores të të rënëve në betejën në Galipol të Çanakkalasë, me rastin e 101 vjetorit të betejës është ndalur kryesisht tek mënyra se si është zhvilluar beteja, raporton Anadolu Agency (AA).

Beteja detare e zhvilluar mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915 në Galipol, si dhe beteja këmbësorike mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916, paraqesin betejat nga më të rëndësishmet në historinë e Turqisë, por edhe të muslimanëve në këto pjesë të botës.

“Canakkalaja përskaj gjakderdhjeve paraqet një përmendore për njerëzimin” tha mes tjerash Gurgen duke përkujtuar kushtet e rënda në të cilat janë zhvilluar betejat.

Artikulli paraprakQKUK ia ringjet gishtin pacientit që e kishte këputur gjatë punës me sharrë elektrike
Artikulli vijuesNë kundërpërgjigjen nga Azerbajxhani shkatërrohet një tank armen