Ngrënia e kamatës është prej mëkateve të mëdha

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“0 ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë…” (Bekare, 278, 279)

“Ata që e hanë kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që është çmendur nga të prekurit e shejtanit, sepse ata thonë: “Edhe shitblerja është si kamata.” Allahu e ka lejuaj shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka ardhur këshillë prej Zotit të tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa kush i rikthehet asaj (kamatës) sërish, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.” (Bekare, 275)

Ky është kërcënim i madh, se në Zjarr do të qëndrojë përgjithmonë ai që merret dhe i rikthehet kamatës pasi është këshilluar. La haule ue la kuu-uete il-la bil-lah.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

-“Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese!” -“Cilat janë ato, o i Dër- guari i Allahut?” – e pyesin të pranishmit. Ai tha: – “Shirku, magjia, vrasja e njeriut që e ka ndaluar Allahu përveçse me të drejt, ngrënia e kamatës, ngrënia (keqpërdorimi) e pasurisë së jetimit, dezertimi nga fronti i luftës dhe shpifja që u bëjnë besimtareve të ndershme.”

“Allahu e ka mallkuar atë që ushqehet me kamatë dhe ushqimin prej kamate”. (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu)

“Ai që merr kamatë, ai që ushqehet me kamatë dhe shkruesi i saj, pasi ta dinë (ta kuptojnë) atë (dhe nuk ndalen nga ky mëkat), do të jenë të mallkuar me gjuhën e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, në Ditën e Gjykimit.” (Transmeton Nesaiu)

 

Libri “Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

Artikulli paraprak3 mirësitë e Allahut te njeriu
Artikulli vijuesKrijimi i njeriut në Kuran