Mund tu duket e çuditshme që të sugjerohet edhe sot studimi i propagandës si element me rëndësi për politikën bashkëkohore. Në fund të fundit, kur shumica e njerëzve mendojnë për propagandë, atyre u sillen në mendje e fushatat e mëdha të cilat janë bërë nga Hitleri dhe Stalini në vitet 1930. Dhe duke parë që asgjë e ngjashme nuk është duke ndodh sot në shoqërinë tonë, shumë besojnë se propaganda nuk është më një çështje.
Por propaganda mund të jetë aq e hapur sa një svastikë apo delikate sa një shaka. Teknikat e saj bindëse zbatohen rregullisht nga politikanët, reklamuesit, gazetarët, personalitetet e radios dhe tv, dhe nga të tjerët që janë të interesuar në ndikimin e sjelljes njerëzore. Mesazhet propagandistike mund të përdoren për të përmbushur qëllimet pozitive shoqërore, si në fushata për të reduktuar ngasjen e makinës në gjendjen e dehur, por ato përdoren edhe për të fituar zgjedhjet dhe për të shitur pije alkoolike.
Anthony Pratkanis dhe Elliot Aronson nxjerrin në pah atë se si, “çdo ditë ne po bombardohemi me një komunikim seç herë e më bindës, njëri pas tjetrit. Këto apele nuk na bindin përmes dhënies dhe marrjes së argumentit dhe debatit, por me anë të manipulimit të simboleve dhe emocioneve themelore të njeriut. Për mirë apo për keq, e jona është një gjeneratë e propagandës. ” (Pratkanis dhe Aronson, 1991)
Me rritjen e mjeteve të komunikimit si interneti, fluksi i mesazheve mbushamendëse është përshpejtuar në mënyrë dramatike. Për herë të parë, qytetarët në mbarë botën po marrin pjesë në biseda të pa censuruara rreth të ardhmes së tyre kolektive. Ky është një zhvillim i mrekullueshëm, por ka një kosto.
Revolucioni informacionit ka çuar në mbingarkesë të informacionit, dhe njerëzit janë duke u përballur me qindra mesazhe çdo ditë. Edhe pse disa studime që kanë trajtuar këtë temë, sugjerojnë se shumë njerëz i përgjigjen këtij presioni me përpunimin të shpejt të mesazheve dhe kur është e mundur, duke bërë shkurtesa mendore[1].
Propagandistët i duan shumë shkurtesat mendore – veçanërisht ato të cilat në qark të shkurtër kanë mendim racional. Ato inkurajojnë këtë duke agjituar[2] emocionet, duke hulumtuar pasigurite, duke kapitalizuar me paqartësitë e gjuhës, dhe duke lakuar rregullat e logjikës. Siç tregon historia, ato mund të jenë mjaft të suksesshme.
Analiza e Propagandës ekspozon truqet që propagandistët përdorin dhe sugjeron mënyrat e rezistimit ndaj promovimit të shkurtesave mendore nga ana e tyre. Kjo seri diskuton teknika të ndryshme propagandistike, jep shembuj bashkëkohore të përdorimit të tyre, dhe propozon strategjitë mendore për vetëmbrojtje.
Analiza e Propagandës është një antidot për ekseset e Epokës së Informacionit.
Burimi: Propagandacritic.com
Solli në gjuhën shqipe. Kumti.com
[1] Shkurtesa mendore, eng. Mental shortcuts – heuristic.
Sh.p. Ne marrim vendime dhe bëjmë gjykime çdo ditë – nëse mund t’i besojmë dikuj, nëse na duhet të bëjmë diçka (ose jo), cilën rrugë duhet ta marrim, si t’i përgjigjemi dikujt që është i mërzitur … lista vazhdon me radhë. Nëse do të konsiderohej me kujdes dhe të analizohej çdo rezultat i mundshëm i këtyre vendimeve dhe gjykimeve, ne kurrë nuk do të bënim ndonjë gjë tjetër!
Fatmirësisht, mendja jonë i bën gjërat më të lehta për ne, duke përdorur strategji efikase të të menduarit të njohura si heuristika, proceset deduktive (eng. heuristics). Deduktimi është një shkurtesë mendore që na ndihmon të marrim vendime dhe gjykime shpejt, pa pasur nevojë të shpenzojmë shumë kohë në hulumtimin dhe analizimin e informacionit.
[2] AGJITACION m.
- Veprimtari me gojë ose me shkrim, që ka për qëllim përhapjen e ngulitjen e ideve e të parullave politike në masat e gjera të popullit, për të ndikuar tek ato e për t’i vënë në lëvizje.
- bised. Përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka.