Gazetari Roland Qafoku me librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut.
Ai rendit në këtë libër, 10 provat e forta që sipas tij, vërtetojnë se atë e kanë vrarë.
PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN
Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë.
1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”
2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.
3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.
4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës
5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.
6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.
7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohë- sisht të ushqehet mirë.
8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.
9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.
10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.