100 mijë kurbane nga Turqia për vëllezërit shqiptarë

Më rastin e Kurban Bajramit Komuniteti Mysliman nga Turqia në vendin tonë ka sjellë nga Ankaraja rreth 100 mijë kurbane, që do të shpërndahen për të varfrit shqiptarë. Nisma e quajtur “Kurban turq për festën shqiptare” është një dhuratë dhe një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror midis shqiptarëve dhe turqve. Përfaqësuesi i komunitetit Mysliman të Turqisë Demirhan Dinç u shpreh se kjo dhuratë për vëllazëritë shqiptarë.

“Ju urojmë qytetarëve festën e Kurban Bajramit 2013. Komuniteti Mysliman i Turqisë shpërndan kurban në 60 shtete të vendit dhe këtë radhë u përzgjodh edhe Shqipëria. Në Shqipëri kurbanët do të shpërndahen në 35 zona dhe këto kurbane janë një dhuratë e vogël për popullin shqiptar. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror mes dy popujve tanë. Shoh një marrëdhënie të ngrohtë dhe të mrekullueshme me shqiptarët”, ka theksuar ai.

Ndërkohë që Myftiu i Tiranës Ylli Gurra shprehet se edhe Myftinia e Tiranës ka bërë kurban për njerëzit në nevojë.

Kurban Bajrami është festë fetare Islame, ku myslimanët të cilët kanë mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.

Artikulli paraprakParis: Nxënësit frances protestojnë kundër dëbimit të studentes kosovare
Artikulli vijuesArabia Saudite refuzoi anëtarësimin në Këshillin e OKB-së