Arabia Saudite refuzoi anëtarësimin në Këshillin e OKB-së

Arabia Saudite refuzoi sot të anëtarësohej në Këshillin e Sigurimit duke akuzuar OKB-në për standarde të dyfishta pas përzgjedhjes së vendit si anëtar i përkohshëm.

“Arabia Saudite nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të refuzojë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit deri në një riformim të këtij të fundit duke i dhënë atij mundësinë për përmbushjen e detyrave dhe marrjen përsipër të përgjegjësive për ruajtjen e paqes e sigurisë në botë”, deklaroi Ministria e Jashtme saudite përmes një komunikate.

Arabia Saudite u zgjodh dje, për herë të parë në historinë e saj, anëtare e përkohshme e organizmit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit.

Për herë të parë në organizmin më të lartë dhe vendimmarrës së OKB-së, Këshillin e Sigurimit, janë zgjedhur anëtarë të përkohshëm edhe Çadi, Kili, Nigeria dhe Lituania./trt/kohaislame

Artikulli paraprak100 mijë kurbane nga Turqia për vëllezërit shqiptarë
Artikulli vijuesSiri: Forcat çlirimtare vrasin shefin e lartë të inteligjencës së regjimit