“100 mln euro kush martohet me vajzën time lesbike”

Miliarderi që ofroi 50 milionë euro për këdo që do të konvertonte në heteroseksuale vajzën e tij lesbike dyfishoi ofertën, pasi 20 mijë kandidatët e parë të regjistruar dështuan në misionin e tyre.

Cecil Chao vendosi të rrisë ofertën pasi mijëra kandidatë për dhëndër nuk arritën të bindnin vajzën e tij Gigi që të martohej me ta.

77-vjeçari nga Hong Kongu vazhdon të këmbëngulë që e bija është beqare, ndonëse ajo u martua me partneren e saj Sean Eav dy vjet më parë.

Pavarësisht kësaj martese, Gigi ka pranuar që të njihet me kandidatët e babait, me kushtin që nëse dikush do të martohet me të vërtetë me të në të ardhmen, ai të dhurojë një pjesë të mirë të pasurisë për bamirësi.

Megjithatë, 34-vjeçarja ka bërë të qartë që shanset që dikush t’ia dalë mbanë, janë të krahasueshme me ato të fitimit të një llotarie…

/tch/kohaislame

Artikulli paraprakRubikon: Debati rreth fesë në mes të Amir Ahmetit dhe Ministrit Gashi
Artikulli vijuesSi të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve